Ditët e fundit në mediat rozë qarkulloi një fotografi, në të cilën reperi Majk shihet pranë ish-partneres së tij, Majlinda Zeka. Përflitej për një rikthim të mundshëm mes të dyve, por duket se asgjë nuk është e vërtetë. Tashmë e vetmja gjë që mund ta lidh reperin me Majlindën është djali i tyre, Roan.

 

 

Madje ka një tjetër argument shumë të fortë që mund të hedhë poshtë tezën se Majk dhe Majlinda janë rikthyer bashkë. Së fundmi reperi është fotografuar nga ‘TiranaPost.al’ nën shoqërinë e një vajze shumë simpatike. Vajza në fjalë nuk është Majlinda dhe as Melita Nushi, me të cilën thuhej se Majk është në një lidhje.

 

 

Prive’ ka zbuluar se vajza me të cilën Majk është fotografuar quhet Xhuli Nura dhe është modele nga Kosova.

 

 

Nuk dihet se çfarë raporti mund të ketë Majk me vajzën në fjalë, por në foto të dy shfaqen shumë të afërt pranë njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *