Gjithçka është gati. Së shpejti nisin xhirimet e telenovelës më të re meksikane ‘Babai, i të gjitha nënave’.

 

Mediat meksikane kanë bërë me dije se protagonistë kryesor të kësaj telenovele do të jetë Sebastian Ruli, e në krahët e tij, bukuroshja Maite Perroni.  Ruli dhe Perroni, kanë pasur mundësi të punojnë edhe më parë bashkë dhe mesa duket dyshja pëlqehet shumë nga publiku.

 

 

Ylli I ‘Krahët e ëngjëllit’ I rikthehet telenovelave pas një periudhe pushimi. Ndërkohë që publiku meksikan e kërkon të rikthehet edhe në skenë, si këngëtare..

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *