Subscribe

Në Universitetin e Arteve nuk studiohet muzika e vjetër. E që në udhëtimin e tij të parë jashtë Shqipërisë, Jusuf  Beshiri u josh nga këto tinguj.

 

Në Itali vendosi t’i dedikohej muzikës baroke, e pas disa vitesh u rikthye në vendin e tij me një mision: t’i prezantonte shqiptarëve magjinë e këtyre tingujve që luhen më botë prej më shumë se 500 vjetësh.

 

Festivali “Vox Baroque”, sot shënon në vendin tonë edicionin e katërt e sigurisht rrugëtimi i tij këtë vit është edhe më i gjerë. Udhëtimi drejt kishave të vjetra të parestauruara, e me akustikë të favorshme e bën këtë muzikë edhe më mistike.

 

Ndryshe nga edicionet e shkuara, këtë vit artistët e huaj që vijnë të luajnë në Shqipëri janë më shumë edhe se shqiptarët, që vështirë t’i mbledhin në emër të muzikës baroke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *