Subscribe

1 miliard euro, para kesh dhe pasuri të paluajtshme janë sekuestruar pas një super operacioni të organizuar nga antimafia italiane në 11 shtete.

 

68 persona janë arrestuar deri tani ndërsa në mesin e shteteve ku ka pasur shtrirje aktivitet kriminal me baze sektorin e basteve online ka qënë edhe Shqipëria.

 

Ajo që e bën shumë me interes këtë operacion lidhet me faktin se 3 mafie të mëdha italiane, organizata puljeze, kalabreze dhe siciliane kanë bashkuar për të pastruar shumë të mëdha parash në fushën e basteve online në vende si Austria, Zvicra, Britania e Madhe, Vendet e Ulëta ( Holande, Belgjike e Luksemburg), Serbi, Shqipëri, Malta etj.

 

Hetimet kanë nisur prej kohësh dhe është vënë re nga autoritetet italiane se grupe kriminale të mëdha italiane me bashkëpunim në vendet e lartëpermendura në një kohë të shkurter kanë xhiruar në sektorin online të basteve sportive mbi 4.5 miliard euro. Fitimet e medha investoheshin ne tregun imobiliar, ne blerjen e apartamenteve, hoteleve, bizneseve etj ne shume vende.

 

Mbetet për tu parë se cfarë lidhje konkrete ka Shqipëria në këtë operacion dhe përfshirjen e mundshme të emrave të botës shqiptare të krimit ne këtë mega operacionet teksa detaje të reja do të bëhen të ditura nga antimafia italiane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *