Subscribe

Edhe këtë të martë nuk mungoi thirrja e kryetarit të PD, Lulzim Basha për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion që të nisë hetimet për aferën e inceneratorëve.

 

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha deklaroi se dëshmitarët e aferës po kërcënohen nga personat e përfshirë në aferë. Për këtë arsye, Basha kërkoi që SPAK të veprojë sa më shpejt, me qëllim që të dyshuarit kryesorë të mos kenë mundësi të dalin jashtë vendit.

 

“Sot doli një pagesë 3 milionë euro nga Thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit. I kërkoj SPAK të nisë hetimet e vërteta për vjedhjen e 75 milionë eurove nga mafia e plehrave. Sipas informacioneve, një nga personat kyç për këtë hetim, Stela Gugallja është vënë nën presion nga mafia e plehrave. Ndaj SPAK duhet të ndërmarrë urgjentisht veprimet hetimore për këtë aferë mafioze. Të përdorë mekanizmat ligjorë për mbrojtjen e çdo dëshmitari kyç që ka dijeni për këtë aferë. E paralajmëroj sot SPAK se nëse të pandehurit e dyshuar të kësaj afere nuk është për shkak objektiv por për shkak të përgjegjësisë së tyre dhe avashllikut misterioz me të cilin po trajtojnë sot një aferë. Të dyshuarit kryesorë jo vetëm duhet të ishin pyetur, por duhet të ishin në arrest. Çoni një sinjal që ekzistoni, tregojuni shqiptarëve që nuk ka humbur plotësisht shpresa.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *