Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar futjen e një dispozite të re që do t’u lejojë të rinjve nga 18 deri në 25 vjeç të marrin prezervativë falas në farmaci nga 1 janari 2023.

 

“Në farmaci, prezervativët do të jenë falas për 18/25 vjeç. Do të fillojë më 1 janar. Është një revolucion i vogël në parandalimine semundjeve seksualisht te transmetueshme,” tha kreu i Elysee.

 

Njoftimi i Macron për prezervativët falas për të rinjtë erdhi me rastin e një cikli të të ashtuquajturit Këshilli Kombëtar i Rithemelimit (Cnr), kushtuar shëndetit të të rinjve në Fontaine-le-Comte, pranë Poitiers.

 

Në Francë, që nga 10 dhjetori 2018, prezervativët tashmë rimbursohen me asistencë publike me recetë mjekësore. Por tani Macron dëshiron të shkojë më tej.

 

 

Oferta falas që ai shpalli për të rinjtë nga 18 deri në 25 vjeç ka të bëjë me pako me 6, 12 ose 24 prezervativë të disponueshëm në farmaci. Macron tha, në përgjithësi, se “shëndeti seksual” i të rinjve është një “çështje e vërtetë” që duhet marrë seriozisht.

Ndër të tjera, presidenti francez përmendi vaksinimin e adoleshentëve – djemve dhe vajzave – kundër infeksioneve me virusin papilloma , të lidhur me shfaqjen e tumoreve. /tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *