Presidenti francez Emmanuel Macron është përfshirë në një situatë aspak të zakonshme gjatë vizitës së tij në qytetin e Jerusalemit.

Ai ka humbur durimin me forcat speciale të sigurisë izraelite dhe i ka përzënë nga kisha e Shën Anës, e cila i përket qeverisë franceze.

 

“Të gjithë i dinë rregullat. Nuk më pëlqeu ajo që bëre përpara meje. Dil jashtë! Ju lutemi respektoni rregullat, ato janë zbatuar për shekuj me radhë dhe nuk kanë pse të ndryshojnë me mua. Nuk ka nevojë të provokohet askush.”

 

Kisha Katolike Romake, e cila daton në shekullin XII, iu dhurua Napoleonit III nga Sulltani Osman në vitin 1856.

Një zëdhënëse e Pallatit Elysée sqaroi se Presidenti Macron kishte ndërhyrë pas një përplasje midis forcave franceze dhe atyre izraelite e cila u qartësua dhe vizita shkoi sipas planit.

Një incident I ngjashëm ka ndodhur në vitin 1996 kur Presidenti i atëhershëm francez Zhak Chirac u filmua në pwrplasje te forta me sigurinë izraelite gjatë një vizite në të njëjtën kishë.

Emmanuel Macron dhe më shumë se 40 liderë botërorë do të marrin pjesë në Forumin e Pestë të Holokaustit Botëror në Jeruzalem këtë të enjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *