Në Paris kanë nisur punimet e forumit të dytë vjetor të paqes me pjesëmarrjen e liderëve botërore. Presidenti francez Emmanuel Macron e vuri theksin tek dështimet e kombeve për të ndërtuar paqen.

 

 “Ne nuk arritëm të ndërtojmë një paqe të qëndrueshme pas përfundimit . Për pasojë, unë besoj se sistemi ynë ndërkombëtar ndodhet në krizë për shkak të nacionalizmit dhe mosbashkëpunimit që do të shkatërrojë atë që kemi arritur të ndërtojmë vitet e fundit. Evropa është ndoshta vendi ku ne e dimë më mirë çmimin e bashkëpunimit, ose më saktë çmimin e mos bashkëpunimit. Ne duhet të vazhdojmë duke iniciuar nisma të reja dhe duke mos garuar me institucione shumëpalëshe, por duke shtuar veprimet e tyre”

 

Ndërsa presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen evidentoi nevojën e forcimit te marrëdhënieve brenda bllokut.

 

 “Nevoja për të qëndruar së bashku është më e fortë se kurrë. Vetëm së bashku kemi forcën të luftojmë varfërinë, korrupsionin dhe terrorizmin. Vetëm së bashku mund të luftojmë ndryshimin e klimës dhe të investojmë në progres, dhe vetëm së bashku mund të luftojmë për paqen dhe prosperitetin. Për këtë ne kemi nevojë për një udhëheqje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme për të cilën duhet të kontribuojmë të gjithë. Vizioni im është për një Evropë e cila ndihmon për të pajtuar ata që janë të ndarë. Një Evropë që kërkon përgjegjësi”

 

Forumi i Paqes në Paris, një iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron, e nisur në vitin 2018, synon të gjejë zgjidhje për sfidat globale duke filluar nga ndryshimi i klimës deri tek emigrantet dhe siguria ne internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *