Rreth 5 mijë banorë të gjashtë fshatrave të Luznisë vuajnë nga mungesa e rrugës kryesore që lidh qytetin e Peshkopisë me qendrën e Komunës Luzni. Banorët shprehen se u duhet të vetëorganizohen për ta rregulluar, pasi moti i keq gjatë stinës së dimrit e dëmton akoma më shumë.

Të tjerë banorët ngritën edhe problemin e ndërprerjes së energjisë elektrike, pasi iu është dashur t’i riparojnë shtyllat vetë.

Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu u shpreh se gjendja në të cilën ndodhet kjo zonë është skandaloze dhe e papranueshme.

“Është vërtet për të ardhur keq që jo vetëm fshatrat e Luznisë por janë rreth 70% e fshatrave të pa asfaltuar. Në 8 vjet Rilindja ka rregulluar vetëm 2 rrugë fshatrash 6 km dhe ka fytyrë del të kërkojë votat e qytetarëve. Kështu paguhet blerja e votës. Shpagimi i shit-blerjes së votës gjithmonë bëhet me braktisje, vjedhje dhe në fund qytetarëve u mbetet zhgënjimi. Ne në programin e Partisë Demokratike kemi prioritete të qarta; Ngritjen e infrastrukturës rrugore, investimin në infrastrukturën turistike, dhe mbështetjen e bujtinave. Mbështetjen e fermerëve me subvencione dhe grante për pikat e grimbullimit me qëllim që produktet tuaja të mos kalben dhe të hidhen përrenjve. Hartimi i politikave të punësimit dhe kthimin e të rinjve(mendjes) për ti shërbyer vendit, si dhe çeljen e negociatave me BE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *