Qindra familje në nevoje po përfitojnë nga paketa ushqimore e ndihmës për shkak të gjëndjes së fatkeqësisë natyrore nga COVID-19 edhe në qytetin e Lushnjes.

Por vec një liste me shumë familje që përfitojnë direkt në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, Këshilli Bashkiak I Lushnjes u mblodh jashtë radhe për të miratuar edhe një liste tjetër shtesë me familje ne nevoje që do të përfitojë pako ushqimore.

Ishte një mbledhje e zhvilluar online, si pasojë e situatës së pazakonte të krijuar nga COVID-19. Me vendim unanim, këshilli bashkiak I hapi rrugë nisjes së punës nga  bashkia dhe njësitë administrative për ti ardhur në ndihme jo vetëm familjeve që përfitojnë nga Vendimi I Këshillit të Ministrave, por edhe familje të tjera që nuk përfitojnë nga VKM-ja.

Kreu i Këshillit Bashkiak Ferdinand Gjermeni shprehu në emer të këshilltareve gatishmërinë për tu mbledhur serish online, nëse do të kërkohet nga Bashkia një tjetër mbështetje financiare për familjet në nevoje në të gjithë bashkinë e Lushnjes.

 

 

Po kështu angazhimi maksimal është përqëndruar edhe në drejtim të bashkëpunimit me forcat e rendit për ndjekjen e të gjithë rasteve të përsonave që kanë ardhur nga jashtë gjatë muajit mars në mënyrë që ata të mbyllin me korrektësi periudhën e vetekarantinimit për të mos rrezikuar pjesën tjetër të qytetareve.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i Këshillit Bashkiak në këtë mbledhje ishte edhe miratimi në parim i Rregullores së Re të Këshillit Bashkiak, iniciuar nga projekti “Bashki të Forta” i Ambasadës Zvicarane për forcimin e rolit të Këshillitr Bashkiak dhe përmirësimin e performancës së tij në pushtetin vendor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *