Subscribe

Viti i ardhshëm pritet të shënojë një bum të investimeve publike, çka për qeverinë është shtylla kryesore e rimëkëmbjes ekonomike.

 

Duke ju referuar shifrave, niveli i investimeve në vitin 2021 do të arrijë në 120 mld lekë ose sa 7.2 e prodhimit të brendshëm. Për ministren e financave Anila Denaj kjo është shifra më e lartë e të paktën 10  viteve të fundit.

 

Investimet publike do te jenë në foksin tonë me një shifër që arrin në 120. 6 mld lekë që është shifra më e lartë e 10 viteve të fundit, prioritet do të kenë projektet që janë në proces-tha Anila Denaj, teksa prezantoi projektbuxhetin në konferencën e kryetarëve.

 

Një vend të konsiderueshëm në këtë fond të investimeve zë zëri i rindërtimit, me 28 mld lekë. Përveç kësaj shume është parashikuar edhe 1.5 mld lekë fond për trajtimin e familjeve me bonus qiraje. Por ku do të fokusohen paratë e rindërtimit.

 

Buxheti i rindërtimit do të mbështesë ndërtimin e 3470 banesave individuale, 4646 banesa kolektive si dhe 145 objekte arsimore – sqaroi ministrja.

 

Qeveria thotë se do të vijojnë të mbështetëse me financim investimet e nisura, siç janë aksi i rrugës Kardhiqë-Delvinë, unaza e Tiranës,  por nuk do të mungojnë edhe projektet e reja, siç është tuneli i Llogarasë apo rruga Milot- Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *