Subscribe

Një vit nga krijimi i Ministrisë për Sipërmarrjen, ky institucion ka trajtuar rreth 500 ankesa, nga bizneset. Qëllimi kryesor është korrigjimi i çdo situate që sjell burokraci dhe kosto të panevojshme për kompanitë. Por ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Sonila Qato në një intervistë për Vizon Plus thotë se institucioni që ajo drejton do të ketë tashmë një rol të ri.

 

Ministria nuk do të jetë më sugjeruese, por do të ndërmarrë edhe nisma ligjore që i shërbejnë përmirsimit të klimës së biznesit.

 

Një vit më parë për shkak edhe të situatës zgjedhore, një sërë ndryshimesh ligjore në funksion të biznesit u bënë pa konsultime, por këtë vit fokusi do të jetë tek kërkesat dhe sugjerimet që sipërmarrja ka bërë me qëlllim përmirsimin e klimës ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *