Kryeministri Edi Rama ju kundërpërgjigj kryedemokratit Lulzim Basha i cili e akuzoi se në Elbasan shoqërohej nga bandat.
Sipas Ramës, Basha flet përçart dhe e quan atë një manekin. Me ironi, kreu i qeverisë i kërkon liderit të PD që të bëhet burrë.
“Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”





