Lulzim Basha ka postuar një video ne facebook me mesazhë drejtuar qytetareve dhe mbështetesve të kauzës së opozitës.
Lideri i demokratëve shkruan se PD është e vendosur që të vijojë betejen për të larguar Ramën nga pushteti duke garantuar zgjedhje te lira dhe të ndershme.
Ai shton se vetëm zgjedhjet e lira do ti hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik të vendit.
Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.
Lulzim Basha është i bindur që vetëm qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e lira do të hapë menjehere negociatat me BE-në.
Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!




