Demokratet kane mbledhur keshillin kombetar I cili ka vendosur se zgjidhja e vetme ne kete situate te renduar politike eshte krijimi I nje qeverie kalimtare qe do te kete si detyre pergatitjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme.

 

E deri ne arritjen e ketij qellimi aksioni kryesor I opozites do te jene protestat.

 

 

LULZIM BASHA

Së pari vjen beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model mjehëherë e mirë institucionet, nga politika, nga Shqipëria. Pd do ta udhëheqë këtë beteje jetike për Shqipërinë bashkë me shqiptarët dhe do ta fitojmë këtë betejë.

 

 

Edhe pse ne 30 qershor mbahen zgjedhjet lokale, Basha nuk i permendi ato ne asnje rast duke u fokusuar vetem tek nevoja per zgjedhjet te pergjithshme e tek domosdoshmeria e rrezimit te qeverise Rama, duke sqaruar edhe rrugen per arritjen e ketij qellimi.

 

 

Nëse ka një pyetje me të cilën ndëshem ditë për ditë është; kur do e rrëzoni Ramën, si do ta rrëzoni Ramën. Dua të jem i qartë. Une dua ta rrëzojmë tani, dhe kjo mund dhe do te të arrihet vetëm në një mënyrë: duke i bërë njerëzit për vete, duke ju ngjallur atyre besimin tek ne, që do t’i sjellë ata rreth nesh. Sa më shumë shqiptarët të bashkohen rreth nesh, aq më shpejtë do bjerë Edi Rama. Ndaj zgjidhjen kryesore të problemit Rama nuk e gjejmë dot as në rrugë, dhe as në institucione, por tek mendjet dhe zemrat e njerëzve. Nëse njerëzit besojnë tek ne, nëse njerzit do të kenë shpresë tek ne, Edi Rama do të rrëzohet edhe formalisht pasi moralisht dhe politikisht ka rënë me kohë.

 

 

Basha ka theksuar se pas 5 vitesh ne pushtet te edi rames jetesa per qytetaret e thjeshte eshte bere me e veshtire se kurre me pare.

 

Në Shqipërinë e sotme ka vetëm dy mundësi: nëse je kriminel apo klient i Edi Ramës gëzon pushtet dhe para, për çdo kënd tjetër jetesa është e vështirë dhe e dëshpëruar. Sepse Shqipëpria është sot një vend me një shoqëri që nuk prodhon, nuk krijon, nuk zhvillohet, nuk përparon. Jemi një komb ku nuk ka mundësi për të ardhme.

 

Ne keto kushte sfida e pare per opoziten eshte rikthimi I besimit te shqiptareve tek politike.

 

Nga ne sot kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëhere kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkaktaren kryesore të problemeve tyre. Sot shqiptarët kanë humbur besimin tek vetja dhe tek e adhmja.

 

Gjate mbledhjes se keshillit kombetar ra ne sy mungesa e ish-nenkryetares se PD, Topalli e cila eshte anetare pas ndryshimeve statore qe u realizuan ne muajin prill te vitit te kaluar. Por vete Topalli sqaroi se nuk kishte marre njoftim per mbledhjen e ketij forumi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *