Partia demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për te diskutuar rreth strategjisë qe do te ndjeke ne seancën e 8 shkurtit. Këtë te enjte Kuvendi do te nise me mocionin e kërkuar nga opozita për votën e Shqipërisë ne OKB për Jerusalemin e me pas nder çështjet me te rëndësishme është ngritja e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe e Këshillit te Larte te Prokurorisë.

 

Tensioni i seancës se kaluar duket se do te vazhdoje te ndihet edhe këtë te enjte, pasi lideri i opozitës Lulzim Basha e ka bere te qarte se Parlament normal nuk do te ketë. Megjithatë mësohet se demokratet do te përgatisin diskutime për çështjet me te rëndësishme dhe acarim do te ketë vetëm ne rast se do tu ndërpritet fjala, siç ndodhi javën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *