Subscribe

Me largimin e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve politike të qershorit 2013, drejtimi i forcës më të madhe politike e së djathtës iu besua Lulzim Bashës.

 

Basha u konfirmua kryetar i PD-së pas një procesi zgjedhor bazuar në parimin “një anëtar, një votë”, ku u thirr të votonte e gjithë anëtarësia e PD-së. Në garë për numrin një të PD-së ishte Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi. Me gjithë kontestimet për proces të parregullt zgjedhor, Basha fitoi me mbi 90% të votave të demokratëve.

 

5 vitet e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së nuk kanë qenë të lehta. Një ndër vështirësitë e tij ka qenë dhe mbetet shpëtimi nga hija e rëndë e Sali Berishës, i cili gëzon ende pushtet në PD.

 

Këto 5 vite të drejtimit të PD-së, nuk kanë qenë aspak të lehta për Bashën. Ai është përfshirë në beteja të forta me zëra dhe figura të fuqishme në parti. Pas humbjes së zgjedhjeve të 2017, nga trupi i PD-së u larguan personalitete si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Astrit Patozi etj, të cilët kundërshtuan të bërit opozitë në stilin Basha.

 

Sot, Basha gjendet përballë sfidave të rëndësishme politike. Në shtator PD duhet të bëjë zgjedhjet brenda partisë, të mbyllë reformën zgjedhore e te përgatitet për zgjedhjet lokale, e paralelisht të vazhdojë betejën kundër qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *