Trafiku i paligjshëm in refugjatëve po bëhet gjithmonë e më shumë një biznes për shumë persona. Megjithatë edhe policia ka goditur javët e fundit një mori me tentative për të kaluar emigrant afrikanë ose nga të Lindjes së Mesme nga kufiri me Greqinë drejt Malit të Zi.Vetëm këtë të dielë policia deri në mesditë ka raportuar tre aksione ku janë arrestuar shtetas shqiptarë që transportonin refugjatë të huaj me makina.

Në Elbasan u prangosn 4 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 10 shtetas të huaj nga vendet e treta.Pas një pune të mirëfilltë operativo-procedurale dhe ndjekjes prokative u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, i shtetasve:E. L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira. Personat e arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro per person.

Ndërkohë në Kukës u kap në flagrancë shtetasi K. V., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ai u arrestua nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë, teksa kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu në Korcë u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm.

– B. J., 41 vjeç dhe F. S., 48 vjeç banues në Prishtinë, Kosovë, u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin minibus tip “Benz”, në drejtim të Prishtinës, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *