Luhatjet ne tregun e kursit te këmbimit e konkretisht ne mbiçmimin qe ka pësuar dollari amerikan kundrejt lekut duket se do te shoqërohen me efekte negative ne treg.

 

Konfidnustria i kërkon Bankës Qendrore te ndërhyjë për te shmangur spekulimet e mundshme, ne mënyrë qe te shmanget efekti i rritjes se çmimeve. Mbiçmimi me 3 pike brenda një dite i dollarit amerikan kundër lekut do te ketë efekt tek rritja e çmimit te karburantit çka për rrjedhoje do te rrisë kostot për qytetaret dhe bizneset ne tërësi.

 

Ndaj Konfindustria shpreh shqetësimin për mosreagim ne kohe te Bankës se Shqipërisë e cila duhet te informoje agjentet mbi shkaqet e brendshme dhe te jashtme qe kane çuar ne forcimin e dollarit. Si dhe te shmange situata spekulative qe mund te ndodhin ne treg.

 

E njëjta situate u përsërit edhe me forcimin e euros, ku sipas Konfindustrisë Banka e Shqipërisë nuk morri masat ne kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *