Pas 45 ditësh izolim në spital, një i moshuar në Itali kërkoi nga stafi mjekësor ta nxjerrin jashtë për të parë sërish qiellin dhe për të thithur ajër të pastër.

I shtruar në spital në Cotugno, 60-vjeçari dalë-ngadalë po e merr veten nga koronavirusi.

Një mjek, një infermiere dhe një ndihmës e shoqëruan atë jashtë duke përjetuar një moment të veçantë, pasi ka qenë në një luftë të vështirë për një muaj e gjysmë.

Pneumologu Giuseppe Fiorentino shpjegoi se pacienti është më mirë dhe me shumë mundësi do të dalë nga spitali javën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *