Luftimet ne qytetin sirian Alepo nuk ndalen, duke shënuar nje tjetër bilanc tragjik me 25 te vekur, mes te cileve edhe dy fëmije. Shifra është publikuar nga Observatori Sirian per te drejtat e njeriut sipas te cilit viktimat gjeten vdekjen pas bombardimeve. Shume civile te tjerë janë plagosur nga sulmi. Njoftimi erdhi pak ore pasi njeri prej vëllezërve qe u shpëtuan bombardimeve, e qe u shndërruan ne simbol te vuajtjeve, ndërroi jete ne spital. Ne keto kushte, vendosja e nje armëpushimi 48 orësh per te cilin Rusia ra dakord behet edhe me e domosdoshme. I dërguari special i OKB ne Siri, Staffan de Mistura ka kerkuar ndërprerjen e luftimeve per te lejuar kalimin e karvanëve me ndihma. Gjate ketij muaji ne qytet nuk ka mbërritur asgjë per banoret dhe ende nuk ka nje date se kur do te nise zbatimi i armëpushimit. Mbi 300 civile kane humbur jeten ne tre jave luftime e bombardime ne qytetin e dyte me te madh ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *