Subscribe

Këto janë momentet kur Lorenc Hoxha qëllohet me arme brenda automjetit te tij te Komuna e Parisit.

 

Kamera e nje makine ka filmuar skenën kur 4 të rinj të cilët sipas policisë janë shpallur ne kërkim, dalin nga një fuoristrade dhe qëllojnë 24 vjeçarin.

 

Burime pranë grupit hetimor thane se Hoxha ka pasur konflikte me njërin prej të dyshuarve që qëlloi, ndërsa vijon te merret ne pyetje nga hetuesit, pasi nuk ka zbuluar motivet.

 

Hoxha shoqërohej edhe nga nje shok i tij, kur atentatorët hapen zjarr.

 

Pasi mori nje plumb ne shpatull dhe dore, Lorenc Hoxha i dha gaz makinës, per t’u larguar nga shënjestra e atentatorëve, duke marre përpara edhe tabela te sinjalistikes rrugore.

 

Per t’i shpejtuar vrasjes, 24-vjeçari u fut neper rrugica pallatesh te Komuna e Parisit, duke rrezikuar madje dhe jetën e kalimtareve, pasi makina lëvizte me shpejtësi. Me pas i riu se bashku me shokun e tij e braktisen  mjetin, dhe u larguan. Makina pasi beri disa metra u përplas me murin anësor te një pallati.

 

Ndërkohe policia e Tiranës, e njoftuar nga qytetaret per situatën, mundi te gjeje te plagosurin, duke e çuar ate ne spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *