Forcat e Armatosura kane nisur operacionin nga ajri për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë pyjet me pishe në zonën e Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit prej tre ditësh.

Pasditen e kësaj të shtune, helikopteri “Cougar” i forcës ajrore nisi hedhjen e ujit nga lartësia me qëllim neutralizimin e flakeve. Kjo pasi zjarrëfikeset e patën të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer.

Mësohet se janë disa vatra aktive, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen me intesitet të lartë pavarësisht ndërhyrjes nga ajri.  Zjarri dyshohet i qëllimshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *