Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është duke mbajtur fjalën e tij në një takim të ministrave të jashtëm në Bruksel.

 

Ai ka paralajmëruar se “ditët që do të vijnë ka të ngjarë të jenë më të këqija” për Ukrainën, me “më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe më shumë shkatërrim”.

 

“Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin që të ndalojë menjëherë këtë luftë, të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Ukraina pa kushte dhe të angazhohet në diplomaci të vërtetë tani”.

 

Stoltenberg tha se NATO “nuk është pjesë e këtij konflikti”, por ka një “përgjegjësi për të siguruar që të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *