Në raportin e tij të tretë mbi zbatimin e Shqipërisë sa i përket Konventës për Veprim Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, grupi i ekspertëve të Këshillit të Evropës (GRETA) konstaton se është bërë një progres, por paralajmëron se duhet bërë më shumë për t’u marrë me këtë lloj krimi.

GRETA mirëpret faktin se që nga vlerësimi i saj i mëparshëm në 2016, legjislacioni i vendit është ndryshuar për të forcuar të drejtat dhe pozicionin e viktimave.

Raporti i vlerësimit përqendrohet në aksesin në drejtësi dhe në mjetet efektive për viktimat e trafikimit njerëzor. Ndërsa pranon që viktimat e trafikimit njerëzor kanë të drejtë për ndihmë juridike falas pavarësisht nga të ardhurat e tyre, GRETA nxit autoritetet shqiptare të sigurojnë që ata të marrin ndihmë të specializuar ligjore dhe ndihmë juridike në një fazë të hershme.

GRETA është e shqetësuar se ka pasur vetëm një vendim të gjykatës penale për kompensimin e një viktime të trafikimit, dhe ende nuk ka një skemë funksionale kompensimi shtetërore në dispozicion të viktimave të trafikimit. Autoritetet shqiptare nxiten të bëjnë përpjekje për të lehtësuar dhe garantuar aksesin e viktimave në kompensim, duke siguruar që mbledhja e provave në lidhje me dëmin që ka pësuar viktima është pjesë e hetimeve penale dhe duke përdorur plotësisht legjislacionin për ngrirjen. dhe konfiskimin e pasurive.

Ekzistenca e njësisë së specializuar policore që heton rastet e trafikimit njerëzor është e mirëpritur nga GRETA, por ka shprehur shqetësimin për numrin e ulët të dënimeve. GRETA iu bën thirrje autoriteteve që të merren masa shtesë për të siguruar që rastet e trafikimit njerëzor të hetohen në mënyrë aktive, duke përdorur teknika speciale të hetimit dhe hetime financiare për të mbledhur prova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *