Subscribe

 

Në tre javë të aksionit antiinformalitet, Drejtoria e Tatimeve ka dhënë disa shifra lidhur me rezultatet në terren. Në total tatimet kanë kontrolluar rreth 6 mijë subjekte, si nga zyra ashtu edhe vizita fiskale.

 

250 biznese janë mbyllur, ndërsa 1720 të tjerë janë gjobitur, për mangësi dokumentacioni apo evazion.

 

Në bazë të ligjit, tatimet mbyllin një biznes në rastet kur ai është i paregjistruar, si dhe kur për herët të dytë kapet pa lëshuar kupon tatimor.

 

Sipas të dhënave në 250 bizneset e ndëshkuara dominojnë ato që nuk kanë lëshuar kupton tatimor. Behët fjalë për biznese të vogla me shtrirje në të gjithë vendin.

 

Pjesë e aksionit është edhe goditja e punës në të zezë. Shifrat flasin për 547 punonjës të padeklaruar, të cilët tashmë janë bërë pjesë e skemës.

 

Paralelisht ka vijuar edhe procesi i faljes fiskale, ku miliona lekë janë fshirë nga sistemi tatimor.

 

Ky është aksioni i tretë që qeveria ka nisur për të goditur informalitetin. Ai është shoqëruar me debate dhe akuza nga shoqata të ndryshme sipërmarrësish, sipas të cilëve ky fenomen nuk mund të luftohet me aksione.

 

Në dy fushatat e mëparshme rezultatet nuk kanë qenë ato të pritshmet për buxhetin e shtetit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *