Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti në një takim një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit policor, si dhe ecuria e fushatës së monitorimit ajror të territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Veliu ka vlerësuar bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, duke theksuar se ky bashkëpunim po jep përditë rezultatet e dëshiruara në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale, kryesisht në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike. 

Ai ka siguruar ambasadorin italian në Shqipëri Bucci se strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të angazhuara në drejtim të goditjes së tendencave për kultivim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *