Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim vizitoi këtë të enjte Portin e Durrësit, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Kryediplomatja u prit nga ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrën Operative Ndërinstitucionale të APD-së, Pirro Vengu informoi dy ambasadorët, Kim dhe Bucci mbi standardet teknologjike të kësaj Qendre, e cila me nisjen e funksionalitetit të saj do të shërbejë për mbikëqyrjen e hapësirave portuale, regjimin e hyrje-daljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në të gjithë hapësirën portuale.

“Bashkëpunimi me SHBA përmes programeve të specializuara si ICITAP dhe Roja Bregdetare Amerikane, sikundër dhe ndërveprimi afat-gjatë me Guardia di Finanza, përbëjnë dy shtylla të forta mbi të cilat mbështetet siguria portuale në Durrës. Kemi kamera të reja inteligjente. Në vijim do kemi dhe sisteme alertimi të cilat po testohen aktualisht dhe po kalibrohen për çdo lëvizje, qofshin këmbësorësh, qofshin edhe mjete lundruese. Pra kemi një monitorim edhe të basenit edhe të aspekteve të terminaleve në tokë”, shpjegoi Vengu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *