Kandidati për deputet i LSI, Luan Rama denoncoi këtë të martë nga Vlora se emra nga PS telefonojnë qytetarët për t’u bërë presion për votën.
Duke kujtuar një denoncim të bërë në KQZ disa ditë më parë për përfshirjen e administratës në zgjedhje, Rama deklaroi se asnjë nga këto metoda s’mund ta ndalë fitoren e LSI.
“Numra telefonësh nga zyrat politike të Rilindjes, marrin dhe kontaktojnë, telefonojnë qytetarë, punonjës të administratës, publike ose jo. Biznesmenë apo qytetarë të tjerë në punën e tyre. Dhe ju kërkojnë informacion se për kë do të votojnë. Dhe ndërkaq pastaj i ftojnë përmes këtyre numrave telefonik dhe njëri nga numrat është ky numër nga shtabet politike të Rilindjes 069624363, nga i cili janë kontaktuar dhe veprimtarë edhe votues edhe të zgjedhur në forumet drejtuese të LSI. Dhe ju kërkohet nëse kanë ndonjë detyrim në shtet për të paguar që të shkojnë të zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes që t’i zeroni t’ua u falin. Keni nevojë për ndonjë certifikatë pronësie që të shkoni te zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes dhe ta merrni. E keni bërë vaksinën që të shkoni pranë qendrës së vaksinimit dhe të kryeni vaksinën. Këto lloj telefonatash janë shprehje e qartë e veprimit në kundërshtim me ligjin dhe e përpjekjes së dëshpëruar të Rilindjes për të bërë çfarë kanë në dorë edhe këto pak ditë që kanë mbetur, me dëshirën se mund të shpëtojnë nga humbja e tyre. Asnjë makinacion, asnjë presion, asnjë shantazh, asnjë lajm i fabrikuar, i trafikuar përmes kanalesh kriminale, për gjoja largim të njërit apo afrim të tjetrit, nuk do të mund dot të ndalë fitoren e LSI. Unë jam këtu i vendosur në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive të mia, në luftë me të keqen në pushtet, që e ka emrin Rilindje.”