Nenkryetari i LSI, Luan Rama ka denoncuar sërish faktin se Minsitria për Europën dhe Punët e Jsahtme përdor shqiponjën e bardhë në flamurin kombëtar.

 

Në një postim në “Facebook”, nënkryetari I LSI teksa e ka cilësuar rastin si një skandal, thekson se veprimi është I turpshëm dhe nëj fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare.

 

Sipas Luan Ramës, ky veprim i Ministrisë së Jashtme është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit.

 

“Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar! E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi! Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar! Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *