Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama ka ngritur shqetësimin se demokracia në vend ndodhet në rrezik.

 

Në një postim në “Facebook”, Luan Rama duke u ndalur tek ngjarjet e fundit dhe kërkesa e PS për të shkarkuar Metën, thekson se një tufë të marrësh kanë humbur drejtpeshimin dhe kërkojnë ta çojnë vendin në kaos.

 

Luan Rama thekson se shprehja “Shqipëria mbi çdo gjë” duhet të jetë motoja e çdo qytetari të ndershëhëm.

 

“Demokracia në rrezik! Shqipëria mbi çdo gjë! Kjo duhet të jetë motoja e çdo qytetari të përgjegjshëm përballë një tufe të marrësh, që kanë humbur drejtpeshimin dhe aftësinë për të arsyetuar me përgjegjshmëri, dhe duan ta çojnë vendin në kaos e konflikt!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *