Subscribe

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu është shprehur optimist se ky vit do të jetë pozitiv për Shqipërinë.

Jam realist, shoh që po vijnë gjëra të mira për shqiptarët. 2017-ta do të jetë vit i shkëlqyer për Shqipërinë, vit që nis me zbatimin e reformës ne drejtësi që do transformojë klimën e biznesit. Po ashtu, viti 2017 do të jetë vit i zgjedhjeve parlamentare që do të garantojnë stabilitetin demokratik dhe vënien e vendit në shinat drejt integrimit.

Viti 2017 do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta nëpërmjet Byrosë së Hetimit dhe strukturës së posaçme antikorrupsion. Disa njerëz mendojnë se unë jam optimist, por unë jam realisht dhe shoh që po vijnë gjëra të mira për Shqipërinë.

Këtë deklaratë Ambasadori Amerikan e bëri gjatë punimeve të mbledhjen së përgjithshme të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *