Subscribe

Protestës së shoqërisë civile, për miratimin e reformës në drejtësi iu bashku edhe Ambasadori amerikan. Para manifestuesve paralajmëroi të gjithë ata kryetar partish, të cilët nëse nuk do t’i hapin dritën jeshile votimit të reformës në drejtësi më 21 korrik, do të përballen me pasoja të rënda nga Uashingtoni. Ambasadori Lu drejtpërdrejt fajësoi opozitën, për bllokimin e reformës në drejtësi, edhe pse sipas tij, kryeministri Rama pranoi kushtet e vendosura prej saj. Dy ditë para hedhjes për votim të ndryshimeve kushtetuese, Donald Lu ripersëriti thirrjen se koha për të vendosur ka mbërritur. Pas deklaratës së ambasadorit, manifestuesit u shpërngulën përpara Kryesisë së Kuvendit. Nga Vlora disa syresh përmes një kënge, fajësonin politikanët për mungesën e drejtësisë dhe tranzicionin e gjatë shqiptar. Shoqëria civile, ka vendosur që pasditen e së mërkurës të ngujohet para godinës së Parlamentit, me qëllim presion qytetar mbi ligjvënësit për votimin e reformës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *