LSI ka akuzar kryeministrin Rama se e ka vënë vendin përballë dy skenarëve: atë të plaçkitjes ekonomike dhe izolimit nërkombëtar.

 

Në një dalje për mediat, nënkryetari I LSI, Petrit Vasili deklaroi se Shqipëria po shndërrohet në një vend pa shqiptarë pasi qeveria sipas tij, ka si synim shpërbërjen kombëtare të vendit.

 

“Edi Rama dhe Rilindja e kanë vënë popullin shqiptar përballë dy skenarëve, 1) Plaçkitja ekonomike në njërën anë, dhe 2) Izolimi ndërkombëtar nga ana tjetër, si pjesë të projektit për shpërbërjen kombëtare të vendit, shpopullimin e shqipërisë nga shqiptarët, dhe shkatërrimit të identitetit kombëtar me qëllim shndërrimin e një Shqipërie pa shqiptarë.”

 

I ndalur tek integrimi, Vasili, teksa e cilësoi atë si një moment kyç, hodhi akuza drejt qeverisë pasi sipas tij nuk po reflekton.

 

“Ky moment është kritik duke marrë në konsideratë brënda dhe jashtë Shqipërisë, sepse mosmarrja e një vendimi pozitiv për vendin tonë, do të ishte një lajm shumë i keq për shqiptarët dhe për të ardhmen e tyre jo vetëm politike por edhe ekonomike e shoqërore.Qeveria në vend të reflektimit politik, urgjent, të thellë dhe të përgjegjshëm, ka zgjedhur të vazhdojë rrugën e propagandës dhe të përsërisi të njëjtin refren të gjoja marrjes së një vendimi me kushte, apo të një PO-je me kushte, apo të një miratimi me kushte.”

 

Duke sjellë disa shembuj në lidhje me historinë e integrimit, Vasili tha se zgjidhja e krizës dhe hapja e negociatave mund të vijë vetëm përmes votës së lirë e të ndershme.

 

“Kemi nevojë të gjithë shqiptarët, politika dhe njerëzit e thjeshtë për një proces të vërtetë, ai proces të cilin e kanë kaluar të gjitha vendet dhe ku të gjitha lojëra më procesin e Integrimit Europian sigurisht që janë një dëm i pallogaritshëm i shqipërisë në momentin të krizës më të rëndë me të cilën është përballur ajo ndonjëherë ku kryekriza është kriza e përfaqësimit politik, pra humbja e të drejtës së qytetarëve për tu shprehur me votën e lirë dhe të ndershme ku dhe zgjidhja e kësaj krize do të vijë vetëm nga vota e lirë dhe e ndershme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *