Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar këtë të diel një takim me fermerë të fshatit Kloce në Maliq, të cilët kanë ngritur problematikat e tyre.

Braimllari tha mes të tjerash se kjo qeveri i ka lënë fermerët në harresë dhe se me ndryshimin e qeverisjes pas 25 prillit e gjithë vëmendja do të jetë tek fermerët.

“-Ne jemi fermerë dhe e japim duhanin me kontratë, me karta të rregullta, me NIPT, tani ku ta gjejmë të drejtën ne?   -Duhet fshati me asfalt, duhen kanalizime, duhet një shesh për fëmijët. S’ke një lulishte. Të tëra taksat i paguajmë ne. Punëtorë të mëdhenj janë të tërë këta që shikon këtu ti”, shprehen fermerët.

Sipas Braimllarit, këto shqetësime kërkojnë një qeveri të përgjegjshme që të investojë drejtpërdrejt te fermeri me subvencione të drejtpërdrejta.

“Te gjithe do te mbajne pergjegjesi per abuzimet, emerimet fiktive dhe keqperdorimin e fondeve publike. Do te shkojne perpara drejtesise te gjithe zyrtaret te cilet abuzojne dhe tallen me varferine ekstreme te banoreve te kesaj zone. Rilindja ka marre fund, eshte e deshperuar dhe e vetmuar, forca e qytetareve te bashkuar eshte shume here me e forte se e ketij sekti famekeq. Me 25 Prill largojme kete fatkeqesi kombetare qe po i merr shpirtin vendit dhe qyterareve. Me 25 Prill nis nje epok e re ajo e hapjes se vendeve te punes, e vemendjes se drejtperdrejt mbi hallet e qytareve”, tha Braimllari. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *