Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili sulmoi kryeministrin Edi Rama lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin e publikuar nga PD për çështjen ‘Babalja’ ku mendohet se është i implikuar vëllai i minsitrit Xhafajt në pazare droge.

 

Në një dalje për mediat, Vasili tha se prokuroria nuk ka pranuar padinë e LSI dhe PD në lidhje me çështjen  e audio përgjimit te Agron Geron Xhafës dhe ekspertizës të kryer nga kryeministri shqiptar.

 

“Kryeministri i vendit, Kryeministri në detyrë, qenka një palë private dhe i qenka drejtuar një pale private, për një punë private, që ka të bëjë me Ministrin e Brendshëm e për këtë provë private Kryeministri ka dalë publikisht e ka thënë që këtë ekspertizë që unë e kam bërë, kjo provë mua më mjafton dhe unë mbi këtë konfirmoj që mund të vazhdojë edhe ministri edhe qeverisja. Për turpin e saj Prokuroria arrin  në këtë konkluzion, ndërkohë që ajo nuk ka mundur dot të konkludojë si duhet një verifikim dhe një ekpertizë përkatëse, pasi edhe ajo e ardhur nga Anglia një ditë më parë ka paqartësitë e saj”

 

Sipas Vasilit, i vetmi qëllim i prokurorisë është që të mbyllë çështjen e vëllait të minsitrit Xhafaj.

“Ky është turpi edhe profesional, turpi edhe politik dhe është thelbi që Prokuroria është thjeshtë dhe vetëm një mbyllëse e çështjeve. Pasi jam i detyruar që të kujtoj këtu që po kjo Prokurori mbylli një çështje skandaloze, ka arritur deri në këto nivele paturpësie, që kur Edi Rama i bëri thirrje policisë që hidhni uniformat dhe bëni vota për Partinë Socialiste. Pra bëri një faj shumë të rëndë penal, shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri dhe gjithë policinë e bëri partiake dhe militante dhe kërkoi falje në Facebook, sepse e kanë mësuar 5 këshilltarë. Për këtë faj të rëndë penal Prokuroria e mbyll çështjen dhe i thotë ke kërkuar falje në Facebook”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *