Subscribe

Opozita nis përgatitjet për protestat antiqeveritare. Krah demokratëve do të jetë edhe LSI. Kryetarja Monika Kryemadhi tha se përveç pjesëmarrjes në protesta, me PD-në do të ketë edhe një aksion politik afatgjatë, për rrëzimin e qeverisë “Rama”.

 

Kryemadhi pranoi gabimet e LSI-së gjatë bashkëqeverisjes me PS-në. Por të njëjtën pendesë nuk e shprehu për goditjen me çizme të kryeministrit Rama në seancën plenare, duke thënë se as nuk pendohet e as nuk tërhiqet.

 

Drejtuesja e LSI-së, ka akuzuar kreun e qeverisë se ka penguar zbatimin e reformës në drejtësi. Ndërkohë që ka thënë se do të padisë sërish kryeministrin Rama për shkelje të Kushtetutës dhe shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *