Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për numëruesin e tretë për zgjedhjet e 25 qershorit, që u nda mes LSI dhe PDIU. Shorti përcaktoi se LSI do marrë anëtarin e tretë në KZAZ-të me numër çift, ndërkohë që PDIU do të propozojë anëtarin e tretë.

 

Ky shkaktoi pakënaqësinë e LSI-së, e cila e cilësoi si një vendim në shkeljet me Kodin Zgjedhor. Nënkryetari Luan Rama, argumentoi se ky anëtar duhet t’i takonte LSI-së në të 90 KZAZ-të. Për të forcuar bindjen e tij, ai iu referua përjashtimit të PDIU-së në komisionet parlamentare për Vettingun.

 

Zyrtari i lartë doli para mediave pas një takimi që bashkë me kryetarin Petrit Vasili, pati me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ku tha se denoncoi përpjekjet për shkelje të ligjit në funksion të fushatës.

 

Luan Rama ripërsëriti qëndrimin se LSI asnjëherë nuk është bërë pengesë për reformat e ndërmarra nga qeveria, përkundrazi, tha se ka qenë promotor e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *