Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka paditur në SPAK ministrin e mbrojtjes, Niko Peleshin dhe drejtorët Ilir Bajlozi, Petrika Kolltuçi dhe Artur Qeramixhi.

 

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik për veprimtare politike ose zgjedhore.

 

Në kallëzimin penal, Braimllari shkruan se Peleshi bashkë me drejtorët e Korçës kanë lënë postet e tyre publike prej kohësh dhe kanë filluar të bëjnë fushatë duke përdorur funksionet e tyre ku të munden.

 

“Të gjithë këta shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *