Subscribe

Nga Berati, Monika Kryemadhi beson se LSI do të marrë katër mandate në zgjedhjet e 25 prillit në këtë qark.

“Unë dua të them dy fjalë edhe për Lefter Maliqin, i cili tha: tre mandate në Berat. Në fakt, LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa, por Lefter unë jam e bindur që ti, tre mandatet e LSI-së, do ti thyesh duke i shtuar të katërtin, sepse besoj tek energjia, forca, kurajë, por mbi të gjitha besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse ajo që është më e rëndësishme se kushdo tjetër është lufta që ne bëjmë për familjen, për fëmijët, për të rinjtë dhe për të rejat.”

Teksa i ftoi qytetarët që të votojnë për LSI-në në 25 prill, Monika Kryemadhi u shpreh se vota për LSI-në është votë për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë “tranzicionit të kalbur”.

“Sot ne kemi shumë pak ditë në dispozicion deri më 25 prill. Si sot një jave një pjesë e juaja do të jeni komisionerë, një pjesë tjetër vëzhgues, një pjesë e juaja do të jeni duke nxitur njerëzit që të shkojnë të votojnë në kutitë e votimit. Votoni numrin 6, sepse numri 6 është Lëvizja Socialiste për Integrim, është ajo forcë politike e cila e mban fjalën. Është ajo forcë politike e cila i qëndron angazhimeve të saj. LSI është partia e të rinjve dhe e të rejave. Është partia e atyre vlerave, për të cilat sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë. LSI-ja është jeta juaj, është forca juaj, është energjia juaj, është burimi i frymëzimit për të rinjtë dhe të rejat, për familjet tona, për njerëzit tanë, për të gjithë shoqërinë shqiptare, sepse është garancia e demokracisë, është garancia e lirisë, jo vetëm asaj shpirtërore, pro edhe e lirisë dhe e zhvillimit të shoqërisë. Dhe mbi të gjitha dua t’ju them që vota për LSI-në është votë për veten tuaj, është votë për t\i dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij tranzicioni të kalbur. Për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij sistemi të kalbur, i cili duhet të zhduket përgjithmonë në mënyrë të tillë që Shqipëria të vazhdojë dhe të bëhet pjesë dinjitoze e Bashkimit Evropian, atë që kemi ëndërruar në vitet ’90.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *