Subscribe

Kryetari i partisë Social-Demokrate LSDM njëherësh ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev  ka nënshkruar sot në Shkup marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me partinë  e parë Shqiptare.

 

Levizja Besa e Bilall Kasamit do të garojë në zgjedhjet e 12 prillit në krah te Zoran Zaev.

 

BILALL KASAMI

 

KRYETAR I LEVIZJES “BESA”

 

Kjo është një ditë historike. Më marrëveshjen e sotme presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës. Ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të na antarësojë edhe në Bashkimin Evropian.

 

Nga ana tjetër kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se koncepti “një shoqëri për të gjithë”, po i mposht stereotipet.

 

ZORAN ZAEV

 

KRYETAR I LSDM

 

Ky  është moment i ri historik për demokracinë dhe pluralizmin. LSDM-ja sot shpall koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen BESA. Me këtë akt,  karakterin multietnik të Maqedonisë së Veriut e shndërrojmë në program të përbashkët. Ndërtojmë nje shtet që ka shanse për të gjithë, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të tjerët. Ne jemi fituesit e sigurt të 12 prillit, dhe kjo është e qartë. Që sot është e qartë se ky koalicion më 12 prill do të fitojë shumicën për formimin e qeverisë.

 

Zaev dha nje mesazh edhe për partitë e tjera shqiptare.

 

ZORAN ZAEV

 

KRYETAR I LSDM

 

Sa u parket partive të tjera shqiptare dhe koalicioneve, dua t’u bëj me dije se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe dhe nuk do të pranojmë bisedime dhe negociata joparimore. Ata që do të duan të na bashkohen do të duhet të pranojnë parimet tona dhe vlerat tona, për pjesëmarrje në koalicionin qeverisës.

 

Ky është koalicioni i dytë parazgjedhor i formuar për zgjedhjet e parakohshme të mesit të muajit prill. Më herët dy partitë e tjera, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Seles dhe Alternativa e Afrim Gashit bashkuan forcat.

Menduh Thaçi nga Partia Demokratike Shqiptare nuk është shprehur ende, ndërsa BDI e Ali Ahmetit sipas gjasave do të presë fituesin e zgjedhjeve për t’iu bashkuar në një koalicion paszgjedhor dhe për të garantuar bashkëqeverisjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *