SHBA dhe Britania e Madhe njoftuan ndalimin e laptopëve dhe tabletëve në kabinat e avionëve në fluturimet direkte nga vendet arabe dhe Turqia, duke përmendur rrezikun e sulmeve terroriste.
Franca dhe Kanadaja u shprehën se ishin duke marrë në konsideratë për masa të ngjashme. Berlini nga ana e tij nuk do t’i vërë menjëherë në zbatim këto masa, ashtu si dhe Australia dhe Zelanda e Re.
Asnjë kompani amerikane nuk është e prekur nga kjo masë, por gjigantë ndërkombëtarë të vendeve të Gjirit, Katar Airways, Emirates dhe Etihad Airways që ofrojnë fluturime direkte drejt SHBA duhet duke nisur nga e shtuna në mëngjes të ndalojnë pajisjen e pasagjerëve me aparate elektonike më të mëdha se një aparat celular.





