Subscribe

Një zjarr i madh ka përfshire një zonë turistike në Londër. Flaket janë shfaqur rreth orës tre të mëngjesit sipas orës lokale.

 

Më shumë se 70 zjarrfikës u angazhuan për të vene nen kontroll zjarrin, i cili ra ne fillim në supermarketin “Camden Lock”, ndërsa kryeqyteti britanik u mbulua nga tymi.

 

Mësohet se zjarri ka shkrumbuar 3 kate dhe tarracën e ndërtesës. Shkaqet mbeten te panjohura per autoritetet. Policia ka evakuuar të gjithë qendrën dhe zonën përreth,  nga frika e përhapjes se flakëve. Ende nuk ka asnjë informacion nëse ka të lënduar.

 

Qendra tregtare e përshirë nga zjarri është shumë e populluar, pasi në bllokun e ndërtesave janë më shumë se 1000 dyqane restorante dhe ambiente argëtimi për fëmijët. Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë qytetin, për shkak të frikës dhe tmerrit që la pas zjarri në kullën Grenfell, ku mbetën të vdekur 80 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *