Modelja britanike Tamara Eçlestone është bërë pre e grabitësve, të cilët kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 64 milion dollarë nga shtëpia e saj në Londrën perëndimore.

 

Mediat britanike bëjnë me dije se tre hajdutë u futën në rezidencën e 35-vjeçares, vajza e ish-kreut të Formula Uno-s, Bernie Eçlestone pasi kishin shmangur dy ekipet e sigurisë 24-orëshe që patrullojnë gjatë gjithë kohës rrugën e njohur si “Lagjja e miliarderëve”, si dhe vetë operacionet e brendshme të sigurisë së familjes Eçlestone.

 

Gjithashtu bëhet me dije se modelja Eçlestone,sapo ishte larguar nga vendi për pushimet e Krishtlindjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *