Subscribe

Qyteti i fushe – Krujës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një shpërthim i fuqishëm tritoli. Ngjarja ndodhi në një lokal në periferi, rreth orës 22:50.

 

Eksplozivi ishte vendosur tek hyrja e biznesit qe është në pronësi të Ibrahim Lamit, 50 vjeç.  Sipas policisë sasia e tritolit ishte 200 gram.

 

Në momentin e shpërthimit lokali ka qenë i mbyllur dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.

 

Biznesi ndodhet ne katin e parë të një pallati i ndërtuar nga firma ndërtuese e Ibrahim Lamit. Ky i fundit sipas policisë nuk ka asnjë precendet penal dhe këtë gjë ka dëshmuar edhe në komisariat.

 

Pas marrjes së dëshmive, policia ka siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe autorët e saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *