Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka reaguar pas akuzave se logoja e re që kushtoi 18 milionë lekë të vjetra është plagjiaturë.

Teksa shpjegon kontekstin dhe rrjedhën e procesit në të cilin është anagazhuar për këtë projekt, TKOB  thekson se do të vendosë në funksion të gjithë mekanizmat ligjore dhe kontraktuale për adresimin juridik të këtij problemi.

“1. TKOBAP nuk mundet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e një produkti të tillë, pasi e ka praktikisht të pamundur të filtrojë arkivat publike dhe private të studio-ve apo platformave të marketing-ut në botë. Për këtë arsye, është vetë autori i saj, i cili mban përgjegjësi ligjore për origjinalitetin e produktit, të materializuar në kontratën midis palëve dhe deklaratën e autorësisë.

2.Paketa e propozuar nuk përfshin vetëm krijmtarinë e logos, por një sërë elementësh të cilët shoqërojnë “brand-in”, të përmendura më lart.

3.Vlera e fondit pasqyron çmimin e tregut vendas për këtë shërbim, nisur nga ofertat financiare të marra nga disa prej kompanive të marketing-ut në vend.

4.KOBAP do të vendosë në funksion të gjithë mekanizmat ligjore dhe kontraktuale për adresimin juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjaturë”, thuhet në reagim. 

Në këtë konkurs morën pjesë 14 kompani të ndryshme, të cilat paraqitën punimet e tyre. Komisioni i vlerësimit përzgjodhi si kompani fituese kompanine Pika Pro sh.p.k.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *