Kjo është logoja e re e Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilët artistët e denoncuan si plagjiaturë  dy ditë me parë dhe që ka kushtuar 1,845,000 lekë. Në krye të jurisë e cila e ka shpallur fituese mes 14 versioneve të ndryshme, ka qenë artisti Helidon Haliti i cili iu shmang pyetjes nëse logo është e kopjuar.

HELIDON HALITI

ARTIST

“Nuk pranoj të hyjë në diskutimin estetik apo në diskutimin subjektiv gjë që e kanë bërë shumë të tjerë. Nuk pranoj absolutisht sepse në fund të fundit unë pashë një dosje jo një logo. Fakti që ka kaq shumë logo të ngjashme e bën logon të sukseshme.”

 

Sipas Halitit, para shpalljes së fituesit të gjitha logot e dërguara nga kompanitë garuese ju nënshtruan një kontrolli të thjeshtë, raporton Vizion Plus.

 

HELIDON HALITI

ARTIST

“Një krahasim në googel dhe nuk kishte asnjë orientim të tillë, dhe nuk e bëmë vetëm me logon fituese këtë e bëmë me të gjirha logot përkastëse madje me disa logo të tjera kishte disa përkime.”

 

Artisti Nikolin Gurakuqi i cili ka punuar për 40 vite ne Opera, e quajti të panevojshme ndryshimin e logos se Teatrit të Operas dhe Baletit dhe sipas tij ky version nuk e e përfaqëson këtë institucion.

 

NIKOLIN GURAKUQI

REGJISOR

“Nuk kishte përse të ndryshohej logoja sepse u rikonstruktua teatri. Po e marrim të qënë, dakord. Por përse duhej bërë ajo logo që nuk përfaqëson asgjë. Aty nuk përfaqsohet as ana kombëtare e institucionit që si ka ngelur asgjë komnëtare.”

 

Gurakuqi shkon më tej, duke e cilësuar problemin e logos si më të voglin në institucionin e TKOB-së,  i cili sipas tij tani është pa busull.

 

NIKOLIN GURAKUQI

REGJISOR

“Ky është një staf që e ka çuar operan në drejtim të paditur për mua e ka çuar në intubim.  Opera jonë nuk ka produkt artistik cilësor sot që të konkurojë në festivalet kombtare. Në 4 vite janë bërë vetë 5 opera.”

 

Kompania fituese Pika Production reagoi nepermejt nje statusi duke justifikuar përdorimin e buxhetit jo vetem per logon por edhe per materiale te tjera. Sipas tyre akuzat per vjedhje jane te pabaza. Ndersa Ministria e Kulturës Elva Margariti, do të ngreje një grup per shqyrtimin e kesaj çështje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *