Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, u takua me pronarët e hoteleve dhe shërbimeve në zonën e Llixhave në Elbasan.

Duke dëgjuar shqetësimet me të cilat përballen, Bardhi tha se i njeh këto vështirësi, pasi këtë tablo të shtrëngimit e të rritjes së kostove e gjen kudo në çdo biznes në gjithë qarkun.

“Unë nuk kam ndërmend të zgjatem shumë për të thënë çfarë ka ndodhur këto 8 vite, se jam i sigurt që atë e dini ju më mirë sesa unë. S’ka nevojë të vij unë për t’iu thënë: E para që jeni shumë më në vështirësi sesa keni qenë më parë, e dyta, s’keni parë kurrë dorën e zgjatur të shtetit për t’iu mbështetur, e treta, ju kanë renduar me taksa, tatime e me çmime të rritura. Prandaj edhe fokusi ynë, program dhe plani ynë i punës, është përqendruar tek ekonomia dhe biznesi, edhe për faktin që ka qënë që ka vuajtur më shumë pasojat e keq-qeverisjes

Sipas tij, me ndryshimin që po vjen me 25 prill, kjo gjendje nuk do të vijojë më kështu.

“Ne i kemi të gjitha mundësitë që ju të zhvilloni atë biznesin tuaj, shtetin ta keni në krah, të punësoni ca djem e vajza të kësaj zone, që të mos largohen, e në këtë mënyrë të krijojmë një normalitet në familjet e gjithësecilit, sepse këtë kërkon shumica dërrmuese, e jam i bindur, secili prej jush. Nuk kërkon njeri as të vërë miliona e as të hajë me lugë floriri mbas katër vitesh. Le ta mendojmë 25 Prillin, jo si betejë politike, por si betejë për veten tonë, e për familjet tona, sepse realisht kjo është beteja që kemi. Ne nuk kemi betejë politike, nuk kemi betejë me socialistët, kanë vuajtur njëlloj si ne. Ata edhe socialistët i kanë shkelur me këmbë. Prandaj kemi betejë me një njeri që është atje në krye e nuk mendon për tre milionë shqiptarë, por mendon vetëm për veten e vet”, deklaroi Gazment Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *