Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar situatën e tensionuar politike në vend si dhe dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimit e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Në një lidhje me Skype për edicionin informativë të orës 19:00 në Vizion Plus, ministri Lleshaj deklaroi se nuk ka shanse që në 30 qershor të ketë konflikt social.

 

Deklaratë kjo që ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të shtetit, Ilir Meta I cili para pak ditësh deklaroi se kishte informacione se vendi rrezikohej nga një përplasje civile.

 

Nga ana tjetër, ministri Lleshaj duke u ndalur tek rezoluta e PS, theksoi se Meta me verpimin e tij humbi votëbesimin e Kuvendit. Ai komentoi gjithashtu edhe veprimet e opozites si dhe protestat e zhvilluara kunder kryeminsitrit Rama ne Librazhd.

Interivista e Plote:

Zoti Lleshaj përshëndetje!

 

Mirëmbrëma!

 

Lideri opozitës ju ka akuzuar se po bëni arrestime politike. Pse duhej marrë masa e arrestit ndaj drejtuesve të PD-së që protestuan dje në Librazhd?

 

Së pari edhe unë do doja ta pyesja zotin Basha edhe udhëheqjen politike të asaj partie se a janë politike? A ka diçka politike në lëndët shpërthyese që përdorën kundër policisë së shtetit? A ka diçka politike në bllokimin e rrugëve? A ka diçka politike në bllokimin dhe ndalimin e lirisë së qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhjes? Nëqoftëse këto janë politike; pra fishekzjarret, kapsollet, gurët e hedhur ndaj ekskortës së kryeministrit apo ndaj mitingut të një partie në politike në zgjedhje, janë politike atëherë duhet të medohemi të gjithë mirë. Ata dhe ne. Përgjigjia ime e shkurtër është kjo: Nuk ka asgjë politike është thjesht një përgjigje e policisë ndaj veprave të pastra kriminale të ushtruara nga persona të caktuara; pavarësisht se këto duhet të etiketohen si politike. Nqs Basha I do politike kjo është puna e tij. Por policia është marrë me veprime kriminale të ushtruara ndaj saj dhe qytetarëve që duan të marrin pjesë në fushatë zgjedhore.

 

Ju kuptova! Dje Paralamenti miratoi me 100 vota pro rezolutën ku theksohej se Presidenti Rapublikës kishte shkelur Kushtetutën. A do të pasohet kjo rezolutë me shkarkimin e Ilir Metës?

 

Unë di të them se Parlamenti bëri diçka ndryshe nga Presidenti. Parlamenti nuk zhbëri aktin e vet të mëparshëm, I cili na ka zgjedhur Ilir Metën President të vendit por I shprehu një votë mosbesuese ndaj tij përmes deklarimit apo konstatimit të një pavleshëmrie të aktit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve. Dhe kësja gjëja që vlen për t’u konstatuar është se dje Ilir Meta humbi votbesimin e Parlamentit prej nga ka dal dhe është zgjedhur. Dikur është zgjedhur me 87 vota dhe dje morri 100 vota kundër. Është një shenjë, një mesazh shumë I qartë që përfaqësuesi I sovranit, pra I popullit I jep Presidentit të Republikës si një shans reflektimi për të mos shkuar më tej në thyerjen e ligjit dhe shkeljes së Kushtetutës. Këtë shof unë si lajm themelor të djeshëm. Se çfarë do të bëhert më tej kjo është një çështje që meriton kohën e vetë.

 

Gjithësesi si kundërpërgjigje ndaj Parlamentit sot Presidenti I Republikës I ka kërkuar informacion KQZ-së se sa dseputetë ka aktualisht parlamenti. A ka të drejtë Presidenti të shpërbëjë Parlamentin dhe çfarë do të bëjë mazhoranca nëse kreu I shtetit ndërmerr një hap të tillë?

 

Sigurisht është interessante kërkesa e Presidentit për të mësuar sa deputetë ka Parlamenti i Shqipërisë. Do të duhej që ta dinte edhe më perpara. Do duhej që ta dinte në çdo cast numrin e deputetëve që ka Kuvendi Shqipërisë, megjithatë kjo është çështje e Presidentit. Unë dua dhe mund të them vetëm këtë: Di që në Kushtetutën e Shqipërisë dhe faktit që Shqipëria është Republikë Parlamentarte, Parlamenti zgjedh Presidentin, ose Presidenti zgjidhet nga Parlamenti. Dhe nuk e kuptojë sesi mundet që Presidenti të shkarkojë të zhbëjë organin prej nga të cilit ka dalë; prej të cilit I buron fuqia e tij. Kështu që nuk besoj se mund të kishte hapësirë ligjore, as Kushtetuese por as logjike që Presidenti që është zgjdhur nga ky Parlament të tentojë të shpërndajë një Parlament ndaj të cilit nuk ka asnjë tagër për arsye se për shkak të Republikës sonë Parlamentare presidenti është I dal prej këtij Parlamenti dhe nuk mund të përmbyset bota. Sepse nëse presidenti do t’I lejonte vetes të zhbënte organin prej të cilit I buron gjithë fuqia politike e Kushtetuese dhe institucionale do të thotë që të ishim në një situatë absurdi. Dhe besoj se pa u kthyer bota përmbys kjo nuk mund të ndodhi.

 

Ju kuptojë. Nga ana tjetër opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Duke krijuar për këtë qëllim edhe aleancën për mbrojtjen e demokracisë. Çfarë do të bëni për të garantuar një process të qetë zgjdhor dhe si do të veprohet nëse do të tentohet bllokimi qendrave të votimit?

 

E kam dëgjuar disa herë këtë paralajmërim të opzoitës për të ndaluar apo penguar zhvillimin e zgjedhjeve të lira në datë 30 qershor. Madje për këtë opozita pretendon se ka fuqi të madhe për ta bërë ka fuqi të madhe për t’I prishur zgjedhjet për të mos lejuar funksionimin normal të tyre. Por do të pyesja nëse opozita e ka këtë fuqi për t’I prishur zgjedhjet e të dëmtojë një process zgjedhor që zhvillohet në të gjithë vendin, rreth në 5000 qendra votimi, do të pyesja pse nuk e përdor opozita këtë fuqi në mënyrë konstruktive për t’I ndrequr zgjedhjet. Nëse ka fuqi për t’I prishur pse nuk ndreq. Pse nuk përpiqet që zgjedhjet të zhvillohen të lira të ndershme, demokratike, dinjitoze për Shqipërinë. Dhe pastaj përmes këtyre zgjedhjeve ajo mund të rrisi fuqinë e saj politike. Nuk kuptojë sesi përdoret fuqia e një force politike për të prishur nëdrkohë që përdoret për të ndrequr. Sigurisht metaforat e tilla për prishje zgjedhjesh; Komitete shpqtimi apo aleanca për mbrojtjen e demokracisë janë metafora që e kanë humbur çdo vlerë. Janë metafora të cilat burojnë nga mendje të paorganizuara dhe që nuk e njohin as shtetin as demokracinë as Kushtetutën. Dhe duhet të them se si të tilla ato nuk duhet të kenë shans për të krijuar situate paralele në shtetin shqiptar. Askush nuk mund të mendojë e të shpresojë dhe të guxojë që të ndërtojë institucione paralele të cilat minojnë funksionimin normal të shtetit shqiptar. Zgjedhjet janë një e drejtë Kushtetuese e qytetarëve është një detyrim Kushtetues I shtetit për ti organizuar ato. Për të krijuar mjedisin e nevojshëm që ato të zhvillohen të lira të drejta e të ndershme. Dhe kushdo që futet në këtë lojë për ti prishur zgjedhjet futet në një lojë me ligjin me kushtetutën, me të ardhme ne vendit, me parimet demokratike dutet në një lojë të rrezikshme dhe në një ballafaqim të rezikshëm jo vetëm me institucionet e shtetit shqiptar por dhe me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, të cilët qartësisht po thonë e po ftojnë të gjitha mendjet e arsyeshme që të futen në rrugën dhe ullinë e ligjit e të ikin nga kjo retorikë që nuk sjell asnjë rezultat përveçse penalitete të pakëndëshme për askënd.

 

Zoti Lleshaj a kanë informacione Minsitria e Brendëshme, policia por edhe agjensitë ligjzbatuese se në 30 qershor mund të tentohet konflikti social?

 

Institucionet dhe agjensitë ligjzbatuese të shtetit shqiptar nuk kanë asnjë informacion se në 30 qershor do të kemi një konflikt social. Konflikti social i pretenduar, reklamuar apo I dëshiruar prej disa mendjeve të nxehta është një opsion I pamundur. Jo, nuk do të ketë konflikt social në Shqipëri as më 30 qershor e as më 30 nëntorë dhe as më 30 dhjetor për arsye se në Shqipëri nuk ekziston asnjë lloj konflikti midis shtresave. Ajo që eksizton në Shqipëri është një aspiratë e pashpresë për të marrë pushtetin në rrugë të paligjshme. Dhe kjo nuk mund të lejohet. Ajo që sot po tentohet të shitet si mundësia e një konflikti social në Shqipëri është thjesht përpjekja për të minuar arritjen më ta madhe të shqiptarëve në këto tre dekadat e fundit që është ngritja e një sistemi drejtësie, I cili më në fund do të krijojë shpres për një brez të drejtë të barabartë për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Dhe njëherë e përsëris mundësia për konflikt social është e barabartë me o. Mundësia që trë kemi konflikte mes grupeve të caktuara apo elementeve të caktuara criminal të cilët synojnë të shkatërrojnë ose të dëmtojnë ose cënojnë një proces zgjedhor atëherë Po. Për këtë kemi informacione që ka përpjekje ka palane ka organizime për të bërë të mudnur cënimin e procesit zgjedhor. Për të bërë të pamudnur që qytetarët shqiptarë të shkojnë të ushtrojnë lirisht të derjtën e tyre për të votuar apo mosvotuar. Por këto informacione lidhen me element, lidhen me grupe të caktuara. Dhe këtu nuk jemi në rafshin e politikës port ë kriminalitetit dhe bazuar në të gjitha preorkativat që parashikon Kushtetuta Kodi Zgjedhor dhe ligje të tjera të Shqipërisë janë marrë të gjitha masat që qytetarët të kenë mundësi që të ushtrojnë në liri të plotë të drejtën e tyre për të zgjedhur më datën 30 qershor. Ndërkohë që kujtdo që medon që mund të intimidojë, cënojë apo dëmtojë procesin zgjedhor duhet t’I themi që tërhiquni nga idetë e gabuara nga iluzionet e gabuara për arsye se do të keni përballë Ligjin, Kushtetutën Shqiptare. Do të keni përballë qytetarët e vendit të cilët mbrojnë të drejtën e tyre për të votuar, DO keni përballë aleatët partnerët; miqtë e Shqipërisë të cilët janë në mbështetje të këtij procesi jetik për vendin. Vendi është në prag të negocaitave të anëtarësimit për në BE. Vendi është në kulmin e një sezoni turistik jetik e të domoosdoshëm për ekonominë dhe askush nuk mund të guxojë të pengojë e të cënojë këto gjëra kaq të rëndësishme për qytetarët shqiptarë të cilët duan punë qetësi, mirëqenie, integrim europian e jo rrëmujë të pakuptimtë.

 

Zoti ministër kam dhe një pyetje të fundit. Policia e Elbasanit dhe forcat speciale arrestuan kreun e grupit kriminal të fistit Capja por bashkë me të janë arrestuar edhe zyrtar e ish zyrtar të autoritetit të mdias. Ku qëndron implikimi I tyre në këtë çështje për cfarë janë prangosur ata?

 

Sot policia ka zhvilluar një aksion të madh një mega operacion, madje edhe dje edhe sot në Elbasan kundër krimit të organizuar, Unë nuk di të them asgjë për CV-të e atyre eprsonave të arrestuar. Në këndvështimimin tonë në këndvështrimin e policisë së shtetit ata persona që arrestohen nuk kanë asnjë cilësi tjetër veç cilësisë së personit të dyshuar për pjesëmarrje në veprimtarinë e krimit të organizuar. Dhe çdo përpjekje për t’I klasifikaur disi ndryshe persona të caktuar të arrestuar më duket e padobishme për momentin. Procesi është në zhvillim në hetim. Ajo që dua të them dhe të theksohet është që suksesi I sotëm I policisë së shtetit është një tjetër tregues I përmirësimit të jashtëzakonshëm të fuqisë së saj goditëse. Mos harroni që në harkun e disa muajve janë vënë para drejtësisë disa nga ekzemplarët më të njohur të krimit të organizuar në vend, emra të njohur. Dhe ky process është në vazhdim. Operacioni për goditjen e krimit të organziuar është në zhvillim të plotë dhe dua të garantojë qytetarët jo vetëm në Elbasan, por në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë por edhe struktura të tjera ligjzbatuese do ta vazhdojnë këtë operacion jetik për të ardhmen europiane të vendit. Janë dy gjera që ne duhet të bëjmë tani fort në kuptimin e organeve ligjzbatuese: është lufta kundër krimit të organziuarlufta kundër emigracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit të paligjshëm në vendet e BE. Këto të dyja janë prioritete të mëdhaja që na kërkohen shumë jo vetëm nga qytetarët e këtij vendi; jo vetëm nga e ardhmja jonë por edhe pratnerët tonë të cilët na masin çdo ditë suksesin bazuar në këto dy tregues të rëndësishëm. Goditja sot në Elbasan është vetëm një goditje e madhe e radhës. Ka patur shumë që e kanë paraprirë por jam I sigurt që do të ketë dhe shumë të tjera që do të vijojnë në ta ardhmen për ta bërë Shqipërinë atë që duhet të jetë.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *