Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se Policia e Shtetit ka nevojë për 350 nënkomisarë.

 

Nga Komisioni Sigurisë, Lleshaj tha se Policisë së Shtetit i duhet një cilësi e re ndërsa paralajmëroi se kriteret e pranimit do të jenë shumë të rrepta.

 

“Ndoshta është rasti për të laçuar një nismë; së shpejti do të kemi mundësi për të adresuar te akademia e policisë për një trajnim modern për të filluar një karrierë në policinë e shtetit. E fillojnë direkt me gradën nënkomisar. Numri nuk do të jetë i vogël, përkundrazi, pasi na duhen 350 nënkomisarë të rinj.”

 

Ministri Lleshaj u bëri thirrje të gjithë studentëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Akademisë pasi do të kenë mundësi që të dalin direkt nga Akademia e Policisë me gradë.

 

Gjatë dikutimeve në Komision, Lleshaj pohoi gjithashtu për deputetin Spartak Braho se pjesë e Policisë së Shtetit mund të bëhen edhe ata që kanë qenë pjesë e Shërbimit Informativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *